Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Prishtinë.
Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Ahmeti njoftoi se me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.