Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel.
Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në Prizren.
Kështu bëri të ditur për Klankosova togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
Bytyqi tha se viktima ishte gjetur nga një punëtor i motelit.
“Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit ,prej të cilëve është konstatuar vdekja”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja të dhunës.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim”, theksoi ai.
Lidhur me rastin është hap rasti ” Hetim i vdekjes”.