Fushë Kosovë: Gjendet i vdekur një person në banesën e tij.
Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se mbesa e tij ka lajmëruar policinë pasi nuk arrinte të kontaktonte me dajën e saj tashmë të ndjerë, njofton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
“Rruga “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e policisë.