Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia jep detaje

13:56 | 18 Dhjetor 2025
Prishtina e 21-ta në botë për ndotje të ajrit

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Pllana.

Komento: