Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Malishevë

09:35 | 14 Shkurt 2026
gjendet-i-vdekur-nje-burre-ne-shtepine-e-tij-ne-malisheve

Një burrë është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij në fshatin Llapqevë të Malishevës.

Atë e gjeti një familjar i tij, ndërsa policia tha se po e heton vdekjen.

“Fsh. Llapqevë, Malishevë 13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, nga një familjar i tij, ishte gjetur pa shenja jete brenda në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Komento: