Një burrë gjendet i vdekur në veturë brenda oborrit të QKUK-së.
Një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të parkingut të dytë të QKUK-së.
Rastin e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se PK-ja është informuar nga motra e viktimës rreth orës 10:00.
“Në afërsi të parkingut të dytë të QKUK-së është gjetur një person pa shenja jete. Policia është njoftuar për rastin në orën 10:00. Policia është informuar nga motra e tij”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq mësohet se viktima është rreth 65-vjeç.
Lidhur më këtë, Krasniqi nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.