Gjendet i vdekur një burrë në veturë brenda oborrit të QKUK-së

20:26 | 02 Shkurt 2023

Një burrë gjendet i vdekur në veturë brenda oborrit të QKUK-së.

Një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të parkingut të dytë të QKUK-së.

Rastin e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se PK-ja është informuar nga motra e viktimës rreth orës 10:00.

“Në afërsi të parkingut të dytë të QKUK-së është gjetur një person pa shenja jete. Policia është njoftuar për rastin në orën 10:00. Policia është informuar nga motra e tij”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq mësohet se viktima është rreth 65-vjeç.

Lidhur më këtë, Krasniqi nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Komento: