Të mërkurën është gjetur pa shenja jete një person në objektin e Komunës së Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
“Dje në orën 09:30 në rrugën Ilir Konushevci, raportohet se në objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raporton e policisë.