Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Ferizaj

10:13 | 21 Shtator 2021

Ferizaj: Gjendet i vdekur një person në banesën e tij.

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas njoftimit të policisë viktima kishte duke jetuar i vetëm në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.

HETIM MBI VDEKJEN
Ferizaj, 20.09.2021 – 22:08. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: