Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prishtinë

11:09 | 08 Shkurt 2023

Rastet kur personat gjinden pa shenja jete nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë në rrugën “Sylejman Vokshi” në orër 18:35.

Ashtu siç konfirmon Policia e Kosovës viktima është gjetur i vdekur në banesën e tij, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku ligjor.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në IML, ndërsa rasti të hetohet.

Komento: