Një person për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 23:55, në Fushë-Kosovë.
“Viktimës mashkull kosovar, derisa ishte në banesën e tij, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.