Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Deçan

09:03 | 09 Mars 2024

Një person në Deçan është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Deçan / 08.03.2024 – 07:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar./Front Online

Komento: