Gjendet i vdekur një shtetas zviceran në një hotel në Prishtinë

10:44 | 03 Mars 2020

Një shtetas zviceran gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë.

Dje në Prishtinë është gjetur i vdekur në një hotel një shtetas zviceran.
Rastin u raportua sot nga Policia e Kosovës.

“Në rrugën “Ilaz Agushi”, Prishtinë, është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: