Gjendet në Liqenin e Batllavës trupi i pajetë i 55 vjeçarit nga Obiliqi

19:21 | 29 August 2019

Gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit nga Obiliqi i cili kishte humbur të dielën në Liqenin e Batllavës.

Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte kishte humbur jetën të dielën në Liqenin e Batllavës.

Telegrafi mëson se gjetja e tij është bërë rreth orës 18 e 30 nga Prestarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ).
Gjatë operacionit të kërkimit, njësitet përkatëse ka përdorur edhe një varkë me skaner për detektuar trupin.

Zhdukja e tij kishte ndodhur paditën e së dielës.

Familjarët e 55 vjeçarit, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Shabani së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.
I ndjeri Shaban Shabani vite më parë e kishte shpëtuar nga mbytja një person, pikërisht në Liqenin e Batllavës.

Komento: