Gjendet një 37 vjeçare e vdekur në Lipjan, policia po heton rastin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjendet një 37 vjeçare e vdekur në Lipjan, policia po heton rastin

21:45 | 26 Korrik 2021

Lipjan: Gjendet një 37 vjeçare e vdekur, policia po heton rastin.

Një femër e moshës 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Express Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Komento: