Gjendet një 43-vjeçar pa shenja jete në Ferizaj

22:45 | 20 Gusht 2022

Në Ferizaj është gjetur pa shenja jete.

Një person i moshës 43-vjeçare (B.S) është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Zenel Hajdini”, rrugica “Drenica”, në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se viktima është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Veseli tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekje”.

Komento: