Gjendet një 57 vjeçare pa shenja jete në Ferizaj

18:16 | 16 Shtator 2021

Një person i vdekur është gjetur sot në qytetin e Ferizajt.

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur sot në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të xhamisë së këtij qyteti, një 57-vjeçare është gjendur pa shenja jete.
Njësitë policore, siç bëhet e ditur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

“Mund të konfirmojmë që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Komento: