Gjendet një burrë pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë

10:36 | 14 Korrik 2023

Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.

Të enjten rreth orës 12:00, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e personit në fjalë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Klan Kosova.

“Shtërpcë 13.07.2023-12:03. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

Komento: