Gjendet një foshnje të porsalindur në park, kërkohet nëna e tij

09:27 | 23 Prill 2021

Policia gjen një foshnje të porsalindur në park, kërkohet nëna e tij.

Një djalë i porsalindur u gjet i mbështjellë me një batanije në një park.

Policia ka filluar kërkimin për nënën e zhdukur pasi foshnja u zbulua në Birmingham të enjten pasdite, shkruan Dailystar.

Një banor gjeti djalin e vogël, i cili u dërgua në spital për t’u kontrolluar.

Mjekët aktualisht janë duke u kujdesur për foshnjën.

Policia e West Midlands thotë se oficerët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien e nënës dhe janë në përpjekje për ta gjetur atë.

Ajo është “përparësia e tyre absolute për momentin”, thanë detektivët. Nga policia thonë se ajo mund të ketë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Komento: