Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Viktima i moshës rreth 60-vjeçare, është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se lidhur me rastin janë informuar rreth orës 14:30.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’ brenda objektit të ‘Shurdhmemecëve’ është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60-vjeçare”, ka deklaruar Zahiti.
Tutje, ai ka bërë të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.