Gjendet një person i vdekur në korridorin e një ndërtese

10:18 | 12 Tetor 2021

Policia ka informuar se dje rreth orës 12:10 është gjetur i vdekur një burrë në korridorin e një ndërtese në Graqanicë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Këtë vdekje Policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Komento: