Gjendet një person pa shenja jete në Lipjan

18:36 | 10 Janar 2020

Policia, ka konfirmuar se dje ka gjetur një person të vdekur.

Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në qytetin e Lipjanit.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila e ka konfirmuar lajmin.

“Me datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në Lipjan është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë ajo

Komento: