Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë.
Policia e Pejës është njoftuar për një rast të dyshimtë, me ç’rast kanë gjetur një person pa shenja jete në një shtëpi në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.