
Policia e Kosovës ka gjetur një raketahedhës të tipit M80 me kalibër 64mm gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Zona ku u gjet raketahedhësi ndodhet shumë afër kufirit me Serbinë.
Deri më tani nuk janë identifikuar të dyshuar ose të arrestuar në lidhje me këtë rast./Telegrafi/
