Është gjetur një trup i pajetë në liqenin e Fierzës.
Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një personi është gjetur pasditen e së shtunës në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.
Viktima u gjet nga kalimtarët në afërsi të fshatit Bushat të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, T.GJ., i zhdukur më 26 dhjetor, të vitit të kaluar.
Kufoma është nisur drejt Spitalit të Tiranës për ekspertizë, për shkak se morgu në Kukës është në rikonstruksion.