Gjendet një varr masiv në në Kharkiv të Ukrainës

21:12 | 09 Prill 2022

Një varr masiv është gjetur në Kharkiv të Ukrainës.

Zyra e Komunikimeve Strategjike e Ushtrisë ukrainase postoi një foto të shtunën që pretendon se tregon ushtarakë të vdekur rusë të lënë pas në një varr të përbashkët pas luftimeve në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

“Miti është se rusët nuk i lënë të vdekurit e tyre. Gjatë pastrimit të vendbanimit të Vilkhivka, një varr i përbashkët i pushtuesve u zbulua nga ushtarët e Brigadës 92 të Mekanizuar pranë Kharkiv.” thuhej në deklaratë.

Në foto duken të paktën 10 trupa me uniformë ruse.

Deklarata pretendonte se ushtarët e Brigadës 92 dhe grupet vullnetare pranë Kharkiv shkatërruan dy grupe taktike të batalioneve ruse më 30 mars. Luftimet kanë vazhduar në rajonin e qytetit verilindor të Kharkiv.

“Po bombardohej praktikisht gjatë gjithë ditës dhe një ofensivë ruse pritej në rajonin e Kharkiv, nga drejtimi i Izium,” tha Vadym Denysenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, në një koment në televizionin kombëtar të shtunën, transmeton oranews.

“Rusët vazhdojnë të ndërtojnë forcat në këtë drejtim. Ne e kuptojmë se një nga detyrat kryesore të forcave ruse është të arrijnë Donbasin, rajonin e Donjeckut, ose të jemi më specifik Slovyansk dhe Kramatorsk nga ana e Izium. Pra, ky është një nga drejtimet më të vështira që nga sot.”

Komento: