Gjendet pa jetë i kërkuari për laboratorin e substancave narkotike në Has

13:45 | 24 Janar 2019

Është gjetur pa ndjenja njëri ndër personat e kërkuara nga drejtësia për pjesëmarrjen në laboratorin e substancave narkotike në Has.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm këtë të enjte është bërë publike.
Fjala është për 48 vjeçarin me shtetësi turke Nejdet Cesuroglu, i cili ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda për akuzën e organizimit dhe ngritjes së laboratorit të substancave narkotike në Has.

Në banesën në Prishtinë ku turku u gjet pa ndjenja, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine. Dyshohet se atij i është marrë jeta edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e humbjes së jetës së tij.

Në kërkim është edhe një turk tjetër i identifikuar si Iskënder Sale, 35 vjeç. Në arrati është edhe ideatori i ngritjes së këtij laboratori në Has, biznesmeni Admir Hoxha.

Komento: