Gjendet pa shenja jete i mituri në Prizren

09:26 | 29 Nëntor 2025
I dyshuari në arrati, policia jep detaje se si ndodhi plagosja e të miturës së Vushtrri

Në fshatin Reçan të Prizrenit, më 28 nëntor 2025 rreth orës 20:30, është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar, i mitur. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi i tij është gjetur nga familjarët. 

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Komento: