Një 67-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesën e tij.
Një 67-vjeçar është gjetur pa shenje jete në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në veriun e Mitrovicës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun Besim Hoti.
Hoti tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti.
Ai theksoi se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.