Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij aktori i njohur

11:01 | 27 Prill 2020

Aktori Dimitri Diatchenko, i njohur më shumë si Uri në ” Chernobyl Diaries,”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Daytona Beach, Florida, konfrimoi policia.

Vdekja e Diatchenko, 52 vjeç, u zbulua pasi bashkëpunëtorët e tij ishin të shqetësuar se nuk ishin dëgjuar më të prej disa ditësh dhe kishin lajmëruar policinë.

Një bashkëpunëtor i tij, i tha policisë se ai ishte dëgjuar për herë të fundit me Diatchenkon përmes mesazheve me tekst më 19 Prill.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende nga zyra e ekzaminuesit mjekësor. Diatchenko gjithashtu u shfaq në “Sons of Anarchy,” “Alias” and “Bones.

Komento: