Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se dyshohet se i njejti ka bërë vetvrasje dhe është rreth 27 vjeçar.
“Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se i njejti ka bërë vetvrasje, viktima është mashkull rreth 27 vjeçar. Posa është marr imformata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kane dale në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion. Ekipi i hetimeve të Sektorit Rajonal të Hetimeve e ka marre në hetim’, tha Bytyqi.