Gjendet pa shenja jete një 35 vjeçar në një shtëpizë druri

16:14 | 27 April 2019

Një 35 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Kliqan të Istogut.

Trupi tij është gjetur në një shtëpizë të drurit, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete.

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se në një shtëpi durir në fshatin Kliqan të Komunës së Istogut është gjetur një person pa shenja jete.

Viktima është një 35 vjeçar me iniciale N.Z.

“Me datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

Komento: