Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Fier.
36-vjeçari Eraldo Mejdani i cili kishte humbur kontaktet me prindërit që prej ditëve të para të janarit është gjetur pa shenja ejte brenda një banese në lagjen “1 Maj”, në Fier.
Kështu konfirmon Policia e Shtetit, e cila shton më tej se dyshohet se vdekja ka ndodhur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Dyshohet se Mejdani ka kaluar një overdozë të dyfishtë. Familjarët e të riut, e denoncuan humbjene t tij në emisionin “Me Zemër të Hapur”. Nëna e djalit tregoi komunikimin e fundit që ata kanë pasur së bashku.
“Djali që në datën 8 u kthye nga Greqia se e kapën pa dokumente dhe në datë 9 ai ishte në Gjirokastër pasi natën e 8 janarit fjeti në një hotel në Gjirokastër. Më datë 9 janar në mëngjes ai po pinte kafen me një kushëri të tij, ku unë komunikova nëpërmjet facebook dhe më tregoi se do të nisej për në shtëpi. Ai ishte momenti fundit që ne u dëgjuam dhe prej asaj dite nuk kemi më asnjë kontakt”, tha nëna e Eraldit.
Nga ana tjetër, i at ii Eraldit, rrëfeu martesën e djalit dhe ndarjen e tyre.
“Ai ka jetuar në Greqi prej kohësh po ishte pa dokumente. Eraldi ka pirë një kokërr për qetësim për gjumë pasi na vdiq vajza para 1 viti dhe ai e përjetoi keq. Ne ishim në Greqi te vajza dhe qëndruam dhe te djali se kishte marrë edhe nusen me vete. Ai u martua para 4 muajsh me këtë vajzën me lajmësi, siç bëjmë ne shqiptarët. Nusja kishte edhe vëllain atje, mirëpo nuk e di pse ata krijuan një problematikë. Nusja u kthye 1 muaj para se të vinte djali. Ne e kemi denoncuar humbjen e tij dhe nuk kemi asnjë informacion, nuk e di ç’po bëhet me djalin tim. Eraldi është shumë i dëgjuar, por ka një sedër që nuk e ul dot kollaj kokën. Kam frikë se Eraldi ka menduar se ka shkaktuar shumë probleme në familje dhe mos ka marr ndonjë rrugë të keqe”, rrëfeu babai i 35-vjeçarit, duke bërë apel për ndihmë për gjetjen e tij”, tha babai.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.