Gjendet pa shenja jete një 36 vjeçar në Prizren

20:56 | 07 Janar 2026

Është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Ukshin Hoti” në lagjen Arbana në Prizren. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një person të moshës 36 vjeçare nga Mamusha.

“Sot, më datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohej se nuk kishte shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e emergjencës”.

“Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha”, thuhet në konfirmim.

Komento: