Një 36-vjeçare në Skenderaj gjendet pa shenja jete.
Një 36 vjeçare në Skenderaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zajiti.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Llaushë.
”Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në njoftim.