Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

22:55 | 02 Prill 2026
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë -Ferizaj, Policia: Lëvizja zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku

Sot rreth orës 07:25, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar, i cili jetonte vetëm me nënën e tij.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Bytyqi shtoi se, pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejmë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Komento: