Gjendet i vdekur një burrë në Drenas.
Një burrë në Drenas është gjendur i vdekur, të shtunën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtins, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se informata për një trup të pajetë në fshatin Poklek është pranuar në ora 18:30.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”.