Para pak çastesh një fëmijë është gjendur pa shenja jete në Fushë Kosovë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’.
ORAinfo merr vesh se personi që është gjetur pa shenja jete është mashkull dhe i moshës minore.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Aty kanë ardhur edhe Mjekësia Ligjore e cila po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe trupit të fëmijës që është gjetur pa shenja jete. /ORAinfo/