
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenir, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Express se identiteti i personit ende nuk është konfirmuar, ndërsa policia, në koordinim me Prokurorinë, po heton rrethanat e rastit.
Bytyqi tha se “bazuar në pamjen e jashtme, dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 70-vjeçare”.
Konfirmimi i plotë:
Prizren – Hetim i vdekjes
Më datën 15.10.2026, rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informacion se në rrugën “Shefqet Berisha”, në Prizren, është gjetur një person i shtrirë në tokë.
Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Urgjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e personit.
Për momentin, identiteti dhe mosha e personit nuk janë konfirmuar, ndërsa, bazuar në pamjen e jashtme, dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 70-vjeçare.
Policia, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.