Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

09:32 | 06 Mars 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Prizrenit.

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima e gjinisë mashkullore në banesën e tij është gjetur pa shenja jete.

Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: