
Policia njofton se një person në Drenasit (ish-Gllogoc) është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në ora 22:02.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore
“Gllogoc, 19.08.2021 – 22:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore”, njofton policia.