Një i bur gosur sot ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Bëhet fjalë për 27 vjeçarin me iniciale I.A.
Ai ishte në vuajtje të dënimit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë personi me inicialet I. A , i lindur më 1992.
Sipas SHKK’së, ai ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe ishte në vuajtje të dënimit në Dubravë për veprën penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
“Për më shumë detaje trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatë.