Një person është gjetur i vdekur në Gjakovë.
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në afërsi të shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sopot në Gjakovë, shkruan lajmi.net.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Sopot, Gjakovë 23.10.2021 – 16:50. Është raportuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.