Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, këto janë dyshimet e para

16:59 | 23 Qershor 2021

Sot gjatë ditës është gjetur një person pa shenja jete në qytetin e Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Gjakovës, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse hetimet vazhdojnë lidhur me rastin.

“Rreth orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë. Ne vendngjarje ka dalë policia dhe autoambulanca e cila ka konfirmuar vdekjen. Hetimet janë ne vijimësi. Per info tjera ju njoftojmë ne vazhdimësi”, tha ai.

Tutje, është raportuar se afër trupit të tij është gjetur një revole, si dhe dyshohet për vetëvrasje.

Komento: