Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në fashtin Gremnik të Klinës.
Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë, pasi që të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte në shtëpinë e tij
Policia nuk ka dhënë më shumë informata, por thotë se viktima është nga fshati Gremnik i Klinës dhe se ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve