Ditën e djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.
Poashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE
Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.