Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

08:56 | 15 Shtator 2025
Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se hetimet për rastin kanë nisur.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana.

Komento: