Gjendet pa shenja jetë një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

21:51 | 21 Prill 2022

Është gjetur një burrë pa shenja jete në Vushtrri.

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij gjatë orëve të mbrëmjes në Vushtrri.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë, i cili tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshes 85 vjeçar.

Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.

Komento: