Një person është gjetur pa shenja jete sot në një park të Podujevës
Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E, 57 vjeç.
“Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar humbjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.