Gjendet pa shenja jete një person në parkingun e QKUK-së

10:25 | 30 Nëntor 2024
gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-parkingun-e-qkuk-se

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:15.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se rasti është nën hetime

Komento: